Pasi kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë opozitës në Kuvend se komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’ nuk do të ngrihet dhe akuzoi rivalët e tij se po shpallin hero një person në kërkim ndërkombëtar, ka ardhur reagimi nga kreu i PD Lulzim Basha.

Ndalur te çështja e sipërmarrësit italian, Basha nënvizoi se nëse Becchetti është shpallur në kërkim, të arrestohet, por deri më tani sipas tij dihet se Shqipëria i ka një borxh mbi 120 mln euro biznesmenit.

Dua të them fare qartë se në fushën e ligjeve të drejtësisë, jo vetëm që nuk merr vesh, por je rrethuar nga injoranca, e frikshme, sovjetike! Shteti duhet të mbrojë të drejtat e njeriut. Arrestoje Bechettin sot. Pse nuk e bën? Por nga ana tjetër ti je dënuar me vendim që nuk e fsheh dot. Shqipëria duhet të paguajë mbi 120 mln euro nga lufta juaj personale, është në kërkim arrestoje, por si do ia bëjmë me borxhin?”, tha Basha.

Pa përgjigje nuk la as deklaratën e Ramës se Shqipëria duke nisur nga viti i ardhshëm do të dërgojë në orbitë dy satelitë, të cilat do të monitorojnë e mbrojnë territorin shqiptar. Sipas Bashës, kryeministri flet për satelitë, në një kohë që vendi është i kapluar nga varfëria. Basha tha se kryeministri flet për satelitë, në një kohë që vendi është i kapluar nga varfëria. Ndër të tjera, ai u ndal dhe te çështja e sipërmarrësit italian, Becchetti.

“Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikushi veçse vetja ime dhe të jeni të sigurt që do të jem vetja ime nëse guxoni të vini në foltore dhe të na bëni moral ne, opozitës, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve më të mëdhenj që ka njohur ky vend. Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, sepse përndryshe ky është një kotec korrupsioni e nëse do të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do të ishin prapa hekurave sot. Mëngjes prej meje nuk do të dëgjosh, sepse që ditës time të parë në politike t’i je armik për mua, për atë që përfaqësoj. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e di shumë mirë dhe qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish-ministrin e brendshëm, nëse nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaj langonjve tuaj të mbajnë gojën. E dyta, të gjithë mund të jeni prindër më të mirë, në veçanti ne politikanët”, shtoi më tej kryedemokrati.