Gjatë kontrollit të një automjeti, i paraqitur për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitarë Tabanoc, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative përkohësisht ndaluan 127 papagallë si mallra të padeklaruar.

Gjatë hyrjes në vend, rreth orës 08:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, është paraqitur automjet, i markës Volkswagen Pasat me targa serbe, i drejtuar nga personi Z. N. nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të kryer detal të automjetit nga inspektorët doganorë, u gjetën 127 papagallë të cilët ishin të fshehur prapa dy ulëseve të përparme, në bagazhin e automjetit dhe në hapësirën e destinuar për rrotë rezervë.

Në pajtim me Ligjin Doganor, papagallët (në vlerë prej 39,500,00 denarë) u sekuestruan përkohësisht me Certifikatë për sendet e sekuestruara përkohësisht, dhe kundër personit të raportuar deri te komisioni për vendosjen e kundërvajtjeve do të bëhet kërkesë për ngritje të procedurës për kundërvajtje.