Greqia është në vorbullën e motit të keq pasi fenomenet e motit intensive u shfaqen që nga mëngjesi i së enjtes në pothuajse të gjithë territorin, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme, fatkeqësi dhe madje kaos në rrugët kryesore.

Orët kritike do të jenë kryesisht nga ora 03:00 pas mesnate kur pritet që fenomenet të intensifikohen përsëri.

Ndërkohë nga reshjet pritet të goditet edhe një pjesë e vogël e Shqipërisë, kryesisht zonat kufitare me Greqinë.

Sipas mediave greke, zonat më të prekura nga reshjet masive do të jenë Evia, Korfuzi si dhe Kefalonia e Ithaca.

Moti i keq parashikohet në të gjithë Greqinë edhe nesër me shira të dendur dhe stuhi.

Ndërkohë sipas MeteoAlb, në Shqipëri dita e nesërme pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore. Po gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht.