Në mbledhjen e kryesisë së PS mëngjesin e sotëm janë marrë disa vendime.Raportohet se Lindita Nikolla u caktua e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit; Delina Ibrahimi do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë.

Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë; Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës.