Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë.

Sipas këtyre rezultateve, po vazhdon të prij kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni i pasuar nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani? Ky i fundit u bë viral ditën e sotmje, pasi shoi për të votuar me Ferrari. Vëmendjen e mediave në Kosovë Hasani e ka marrë edhe për shkak të deklaratave të tij, ku shprehej i bindur se do të fitonte.

Mirëpo, sipas KQZ-së, deri tani Hasani ka 44 vota dhe me renditje është i parafundit.