Doktori nga Ulqini Xhihan Abazoviç, i cili është një nga mjekët më të dalluar në Evropë sa i përket mjekimit me qeliza staminale, rrefen karrierën e tij në një intervistë për News1.al .

Dr Xhihani edhe pse tashmë një ekspert i njohur në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe përdorimit të qelizave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme ai nuk nguron të shprehë se pasioni i tij fillimisht ka qënë elektronika  duke theksuar se ai kuptoi se mjekesia dhe “elektronika” e njeriut ishte një fushë e panjohur e cila e shtyu atë të studiojë mjekësi.

I pyetur sesi është jeta në Beograd në vendin ku ai jeton prej 20 vitesh, doktor Xhihani shprehet se “Jam i kënaqur me mundësitë që ofron Beogradi për zhvillimin e karrierës së tij dhe se jeta këtu është e bukur për të.”

Teksa e gjithë mjekesia i ka syte nga pandemia që ka pushtuar boten doktor Abazovic shprehet se “Qelizat staminale mund të përdoren si një armë mjekimi kundrejt Covid-19” .

Qelizat staminale dhe terapia e plazmës së gjakut të pasur me antitrupa kanë ndihmuar shumë në trajtimin e koronavirusit dhe te pacientët me sëmundje kritike. Bëhet fjalë për trajtimin e pacientëve tek të cilët koronavirusi ka bërë dëme të mëdha. Ky trajtim është ende në fazën eksperimentale, sepse është i kufizuar. Por me kënaqësi mund të them se me këtë trajtim kemi arritur rezultate shumë të mira me kolegë nga Kroacia, Sllovenia dhe Italia ku trajtohen shumë pacientë.

“Sinqerisht shpresoj se nuk do ta përdorim më këtë trajtim për trajtimin e koronavirusit, por kemi hapur një fushë të gjerë për trajtimin e pacientëve që për ndonjë arsye tjetër janë në gjendjen më të rëndë”, tha doktor Xihan Abazovic.

Për më shumë intervistën mund ta shihni në linkun: