Policia në Tiranë ka vënë në pranga 12 persona dhe ka proceduar tre të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan G. B, 49 vjeç dhe B. B, 41 vjeç, pasi 49-vjeçari përdorte lokalin e tij për konsumim kokaine.

Kurse, gjatë kontrollit fizik të  B. B i cili ndodhej në lokal iu gjet një sasi kokaine. Kurse tre klientë të tjerë të lokalit janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka arrestuar edhe S. Zh, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi dhe një armë e ftohtë.  M. Ll, 21 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me të cilin qarkullonte. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan F. K, 46 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, u kap duke transportuar 13 m3 lëndë drusore, të dyshuara të prera në mënyrë të paligjshme.

Kurse shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën një 33-vjeçar të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë I. Xh, 25 vjeç dhe V. Xh, 30 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:

A.Sh, 44 vjeç dhe K. L, 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

R.L, 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me derën e një subjekti.