Astronautët kanë zbuluar disa të dhëna të reja, se cili mund të jetë planeti i parë jashtë galaktikës sonë.

Gati 5,000 ekzoplanetë janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto janë vendosur brenda galaktikës Rruga e Qumështit. Sinjali i mundshëm i planetit të zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s, është në galaktikën Messier 51, e vendosur rreth 28 vite dritë larg nga Rruga e Qumështit. Studiuesit pranojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të verifikuar interpretimin e tyre.

“Ne e dimë se po bëjmë një pretendim emocionues dhe të guximshëm, kështu që presim që astronomët e tjerë ta shikojnë atë me shumë kujdes,” tha bashkëautorja Julia Berndtsson nga Universiteti Princeton, Nju Xhersi.