Selfiet e famshme, që na paraqiten në rrjetet sociale nuk duken të sigurta dhe po shkaktojnë gjithnjë e më shumë aksidente fatale.

Shqetësuese janë të dhënat e një studimi spanjoll, i cili thotë se 379 njerëz kanë humbur jetën në mbarë botën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit.Studimi tregon se “vetëvrasjet” janë në rritje, me 31 raste të regjistruara që nga fillimi i vitit 2021. Më i goditur nga ky fenomen është brezi i ri, pasi mosha mesatare e atyre që kanë vdekur është 24 vjeç. 41% e të gjitha viktimave janë të rinj nën 19 vjeç.

Një e treta e të gjitha vdekjeve ndodhin tek turistët. Tre shkaqet kryesore të vdekjes janë rënia nga një lartësi e madhe (216 nga 379), mjetet e transportit si makina, trena etj. (123) dhe mbytja (66).

Më pas ka aksidente më të rralla që lidhen me armët e zjarrit (24) dhe goditjen elektrike ose sulmet nga kafshët e egra (17).

Shumë vdekje nga selfiet janë si rezultat i rrezikimit të turistëve në vende që nuk i njohin mirë.

3 vendet kryesore me më shumë vdekje nga selfie përfshijnë Indinë (100 vdekje që nga viti 2008), Shtetet e Bashkuara (39) dhe Rusinë (33).

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :