Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” në Lezhë, ka deklaruar se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së. Kujtojmë se kjo lëvizje e Berishës ka ardhur pas përjashtimit të tij si pjesëtarë i grupit parlamentar të PD-së, nga Lulzim Basha. Ky i fundit tha se vendimi për përjashtimin e Berishës e mori pas kërkesës nga SHBA, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” bashkë me familjen e tij për korrupsion.

“Më 11 dhjetor do mbahet kuvendi Kombëtar i PD-së” njofton Sali Berisha nga “Foltorja” e Lezhës.