Drejtuesit e G20-ës kanë hedhur të gjithë së bashku si zakonisht kanë hedhur në shatërvanin e Trevit monedhën e njëjtë.

Mediat italiane bëjnë me dije se monedha 1 euroshe e hedhur nga liderët e G20-ës në Shatërvanin e Trevit është prerë posaçërisht për G20, ku në të është gdhendur Njeriun Vitruvian, simbol i Samitit.


Ndërkaq qytetarë të shumtë nga tarracat dhe dritaret e ndërtesave përreth kanë parë hedhjen e monedhës.

Ndërkohë pas hedhjes së monedhës, kancelarja gjermane Angela Merkel, duke buzëqeshur, lau duart në shatërvan.