Dashuria e italianëve për makinat ekzotike me performancë të lartë tashmë dihet. Fqinjët tanë kanë prirjen dhe përvojën për të bërë makina mbresëlënëse që mund të mos jenë për njerëzit e zakonshëm, por të admiruara nga të gjithë.

Këtë herë “diamanti” i ri i hipermakinës vjen nga kompania Mazzanti , e cila u prezantua për herë të parë në vitin 2013 me modelin Evanta.

Tani, risia quhet Pura dhe mund të mos duket ndryshe, por performanca është “raketë në qiell”. Kostumi i saj italian dhe zemra amerikane e kompletojnë makinën, e cila nuk mund të kalojë pa u vënë re. Pra, “zemra” e Pura  është motori V8 6.2 litra.

Sakaq arrin 761 kuaj fuqi. Shpejtësia është një tjetër risi e saj. Numrat e cituar nga kompania janë marramendëse, me 0-100 që vijnë në vetëm 2.9 sekonda. Hipermakina e re do të shijohet pak, pasi do krijohen vetëm 5 copë.