Dy adoleshentë që ishin kthyer në makthin e banorëve në Kamëz janë arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se janë prangosur E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë.

Policia sqaron se ka marrë informacione se dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët.

Gjatë operacionit, 16-vjeçari M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K. Në banesën e këtij të fundit policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë.