Një aksident është shënuar pak minuta më parë në kthesa e fshatit Cangonj. Një mjet taksi ka dalë nga rruga.

Mjeti i Shërbimit taksi ka qenë fugon udhëtarësh brenda të cilit kanë qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Bilisht 5 persona, dy prej të cilëve kanë ngelur të plagosur ndërkohë që e tre të tjerët janë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Bilishtit.

Burimet nga policia rrugore thanë se ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka lënë një kthesë të fortë në afërsi të stacionit të Zemblakut.

Nuk përjashtohet mundësia që ka udhëtuar me shpejtësi aq sa e ka pasur të pamundur të mbajë mjetin në kontroll, i cili ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.