Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit D. A., 30 vjeç; Gj. P., 37 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, banues në Korçë.

Këta tre shtetas do të ndiqen penalisht pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. A. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë, iu gjetën 1 dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 doza me lëndë të dyshuar heroinë dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sqarim: Foto e përdorur ilustruese