Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të mërkurës në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Një këmbësore është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën. Siç duket nga këto pamje, përplasja ka qenë shumë e fortë.

E reja pasi ka parë që drejt saj po vinte një makinë është munduar që të kthehet mbrapsht, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar aksidentit.Nga përplasja, e reja është ngritur në ajër dhe është hedhur disa metra më tutje. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë mbetur të shokuar.

Këmbësorja ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas gazetarit, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, por deri më tani nuk ia kanë komunikuar masën e arrestit.

LINKU VIDEOS : https://www.instagram.com/p/CV06nx7LCKq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=72a98601-bb86-4184-b090-32a92d909589