Një biznesmen në Tiranë është shpallur i zhdukur prej 13 ditësh nga të afërmit e tij.

Shtetasi Rruzhdi Hoxha, babai i dy fëmijëve prej thuajse dy javësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët në komisariatin numër 5 në Tiranë.

Sipas informacioneve ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më prej asaj dite.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar deri më tani mikun e tij, i cili dhe personi i fundit që dyshohet se e ka parë biznesmenin.

Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se biznesmeni është takuar me mikun e tij dhe ka konsumuar një kafe më pas ai nuk është kthyer më në shtëpi. Deklaratën e tij miku e ka bërë një javë më parë ku ka theksuar se pas kafes nuk ka pas më kontakt me Hoxhën.