Një operacion blic i policisë në Korçë ka sjellë arrestimin e disa personave, që akuzohen për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike.

Mësohet se gjatë aksionit është sekuestruar një sasi e madhe lënde narkotike, ndërsa bëhet me dije se mes personave të arrestuar është edhe një avokat.

Pritet që të ketë arrestime të tjera nga policia, teksa aksioni pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.