Pengkryetar, kështu e ka quajtur Sali Berisha Lulzim Bashën, gjatë foltores që po mban sot me të rinjtë në Tiranë. Berisha tha se Basha duhet të përballet me të gjithë anëtarët e PD dhe të mos fshihet e trembet prej tyre.

“Ne në këtë betejë kemi probleme të forta të brendshme, pengkryetari ka humbur çfarëdolloj morali, dhe së fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj, dhe organizatës së grave, në një hakmarrje të turpshme dhe primitive, po të ishte burrë, vendi i tij duhet të ishtë këtu  përpara jush, me Belindin, me mua, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhëra me telefon dhe deklaron uzurpimin e forumit rinor, lidhjes së grave.

Askush nga ju nuk është kundër zgjedhjeve, por ato janë kompetencë e juaja dhe vetëm e juaja, do të jeni ju që do të përcaktoni procesin zgjedhor. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, e ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nga zonjat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. I thoni që të mos fshihet, dhe të dalë në debat me ju, po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë”, tha Berisha.