Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka shprehur mbështetjen për nismën “Open Ballkan” në Konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë Rutte tha se është i shqetësuar me qëndrimin e Bosnje Hercegovinës, duke nënvizuar se ka dhunuar marrëveshjen e Dejton. Më tej Rutte shprehu edhe shqetësimin sa i përket situatë së krijuar ditët e fundit në Bosnje Hercegovinë. Duke vlerësuar rolin e Kryeministrit Rama në stabilitetin e rajonit, Rutte theksoi se BE është e interesuar që perspektiva europiane të jetë e pranishme në Ballkan, pasi e kundërta sipas tij do të sillte rritje të influencës të Turqisë, e Rusisë dhe e Kinës.

Unë jam i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinën, pasi duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën. Po punojmë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politike të ndahet përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë Ballkan. Me Edi Ramën që është një shembull i mirë dhe është i respektuar në gjithë rajonin për të bërë atë që mundet që rajoni të mbetet i stabilizuar. Shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negativë e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes me Rusinë, Kinën apo Turqinë“, tha Rutte.Kryeministri Rama tha se ajo që po ndodh në rajon ditët e fundit nuk ‘janë shenja të mira’, por të rrezikshme, dhe duke folur për Ballkanin e Hapur, tha se është një nismë që nuk do shërbente si çelës magjik por si mekanizëm për të shtuar forcat për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj se të gjithë në Ballkan edhe ata që mund të perceptohen si faktor me një kapacitet destabilizues e kanë kuptuar se destabilizimi nuk sjell asnjë të mirë dhe për vetë ata. Lufta në Ballakan nuk është mësim që e kemi marrë vetëm nga librat por edhe duke qenë i përfshirë. Kemi shembull Kosovën. Sa i përket atyre që shikojmë në rajon, që nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Mal të Zi, as Maqedoni as kufirin me Kosovën janë një arsyet për të shtuar forcat dhe rritur bashkëpunimin. Ballkani i hapur nuk është çelës magjik, por mekanizëm që i shërben këtij qëllim.