4200 firmat e delegatëve të PD dhe mbyllja e formularëve në kasafortën e Edi Palokës për të ruajtur anonimatin e tyre është debati më i fundit.

Drejtuesit e Partisë Demokratike thonë se nuk janë plotësuar ¼ e votave për të mbledhur Kuvendin e PD dhe formularët duhet të verifikohen.

Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se nëse 5 firma dalin të falsifikuara, atëherë Sali Berisha do të duhet të shpallet “non grata” edhe në Shqipëri.

“Nëse Kuvendi mblidhet, dhe nëse Sali Berisha ka edhe 5 vota të falsifikuara, Sali Berisha duhet të shpallet non grata edhe në Shqipëri. Një njeri i rëndësishëm i PD më dërgoi kush janë delegatët. Ata janë njerëz publikë shumë të njohur dhe nesër nëse lista e tyre kompromentohet qoftë dhe me 5 emra, Sali Berisha pastaj është njeri që ka probleme të rëndësishme psikike në qoftë se ka probleme të tilla. Nëse dalin 5 veta, atëherë Gazment Bardhi është në të drejtën e Zotit bashkë me Lulzim Bashën dhe mbyllet ky proces”, u shpreh Ylli Rakipi