Ka mbërritur në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja do të takohet në Tiranë me liderat e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në orën 10:20 kancelarja do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kjo është vizita e fundit e Merkel në Ballkan, pasi në fund të shtatorit dorëzon detyrën si kancelare, pas 16 vitesh.