Janë bërë publike momentet e arrestimit të shqiptares Klodiana Çelo,  e cila qëlloi disa herë me armë bashkëjetuesin e saj, okulistin e njohur grek George Neos në sy të vajzës së mitur.

Në pamje duket tërësisht e shokuar teksa duart i ka të prangosura dhe ka një maskë në fytyrë.

Shqiptarja qëlloi disa herë në bark ish-bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që lajmëruan policinë dhe ambulancën.

Sipas mediave greke, Klodiana Çela dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe vajza 13-vjeçe, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarinë. Artistja shqiptare e cila ishte violonçeliste dhe mjeku okulist kishin shpeshherë konflikte dhe debate për vajzën 13-vjeçare, pasi shqiptarja nuk ishte dakord që kujdestaria t’i takonte mjekut grek. Klondiana ishte ndaluar nga mjeku për të parë vajzën dhe në janar 2016 humbi çdo kontakt me të.