Përveç rritjes së çmimeve bota mund të përballet me mungesë të produkteve në treg. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, duke iu referuar Bankës Botërore, tha se rritja e kërkesës, mund të shkaktojë mungesë produktesh dhe varfëri në disa vende.

“Në muajt që vijnë tregjet e ushqimeve do të jenë të ndikuara nga rritja e çmimeve. Por përveç kësaj, mund të ndodhë që tregjet të mos i përgjigjen kërkesës në nivel global. Kërkesa do të fillojë të rritet dhe nga ana e saj oferta edhe për sa i përket produkteve agroushqimore mund të mos i përballojë.

Ndaj banka botërore ka dhënë alarmin, për mungesë produktesh dhe mendohet në disa zona të globit, vendet do të përballen me varfërinë. Nuk bëhet fjalë për Shqipërinë apo rajonin, por në nivel global ekziston ky rrezik”, u shpreh Civici.