Euro po vijon të shfaqë shenja forcimi për të tretën ditë me radhë.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 106.73 lekë duke fituar 0.23 pikë në raport me një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar në dy javët e fundit. Në shitje euro po këmbehet me 107.18 lekë, ndërsa po blihet me 106.29 lekë.

Duke ndjekur ecurinë e euros, janë forcuar lehtë edhe dollari i cili po këmbehet mesatarisht me 101.38 lekë dhe paundi me 123.62 lekë.