Një aksion i ndërmarrë nga policia kundër lojëra të fatit në Tiranë ka çuar në pranga 5 persona, ndërsa janë vënë nën hetim 2 të tjerë.

Në vijim të operacionit policor “Fati i lojërave” janë goditur 6 raste të reja të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia raporton se janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, 11 njësi kompjuterike, lëndë narkotike kanabis dhe 10 aparate celularë.