Gjatë fjalës së tij në Kuvend Lulzim Basha ka publikuar një audio, ku sipas tij Edi Rama shan një qytetar, i cili e kishte telefonuar për ti shprehur hallin e tij. Basha tha se një fjalor i tillë është i papranueshëm për një kryeministër, duke i thënë shprehimit “të q*fsha r*pt”.

“Sharlatanët e politikës hiqen si engjëll por ndërkohë janë autorë të fjalorit banal, në këtë sallë, para qyetetarëve, në fushata në emisione televizive madje edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përdor fjalor banal.

E shndërroi bashkinë e Tiranës në lavatriçe të parave të pista, ku kërciste anti-tanku në mes të qytetit. Mospërmbajtja me të vërtetë të përmasave jo njerëzore dhe shtazore ku ishte e panevojshme ndaj një qytetari të pambrojtur, ti përdorje fjalorin banal”, tha fillimisht Basha i cili më pas nxori përgjimin nga telefoni:

“E doni herë tjetër apo mjafton? Ky ishte kryeministri i vendit , e di cfarë është më e trupshme në Kuvend. Mjafton të shkruash Edi Rama fjalor banal dhe mund të shikosh cfarë fjalor banal përdor ky. Edukata ime familjare nuk e pranon.

Sot thotë nuk e ul dot veten ku ta ulësh më shumë veten sesa kaq. Ti je një sadist që torturon njerëzit , në grupin tënd, në kuvend, në partinë tënde, apo akoma më keq bashkëqyetarëve të tu. Ja con 23% tatimin e shtresës së mesme. Je si ai sadisti që të mban në dyllin e nxehtë të qiriut.

Një mendje e shthurur e cila shprehjen e vërtetë e ka për biseda si këto, merr qetësues para se të vish në sallë. Ky je ti me një fjalor banal, kësaj nuk i fshihesh dot. Zyra jote e propagandës do të shikojë mënyra për ta bllokuar.

Dita jote e fundit në qeveri do të jetë sa më parë, qeshni kot qeshni. Fjalor halabak ka përdorur njeriu që ka qeverisur vendin për 8 vite. E mësove nga kriminelët që për 8 vite erdhe hyre në politikë.

I mban në krah dhe në rezidencën qeveritare, nga Tirana në Dhërmi. Si nuk kërkove një herë ndjesë për mëkatet që ke bërë në këtë tokë dhe peshën e papërballueshme që këto mëkate që kanë për faktin sepse me këto po i nxin jetën shqiptarëve”,tha Basha.