Në foltoren që po mban ish-kryeministri Sali Berisha në Fushë Krujë është i pranishëm dhe kreu i PD-së për zonën Agron Loka. Berisha zbulon se Loka ka qenë një nga mbështetësit e parë të foltores, të cilën Berisha prej ditës së djeshme e quan revolucion.

“I dashur kryetar i degës së PD-së në Fushë-Krujë, Agron Loka. Të dashur anëtar të pranishëm në këtë sallë.

Të nderuar, ish-drejtues, ish-themelues të PD-së, të gjithë qytetarëve të Fushë-Krujës dua t’i shpreh nderimin tim të madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që dëshmuat ndaj kësaj lëvizje që përfaqëson revolucionin paqësor, të një rëndësie historike të shqiptarëve, në këtë përballje me narko-shtetin, apo diktaturën e krimit dhe drogës.

Kam kënaqësinë t’iu konfirmoj se kryetari Agron Loka ka qenë ndër të parët që ka mbështetur këtë nisëm dhe me një bisedë që zhvillova në ditët më të para me z.Agron, mbeta shumë i inkurajuar për nismën që morëm dhe që sot ka pushtuar mendjen dhe zemrë e qindra mijërave demokratëve”, tha Berisha.