Ky është mostra që vrau dhe groposi të miturin në Fier. 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen horror gjatë mëngjesit të sotëm. 38 vjeçari monstër është fqinj me familjen e 8 vjeçarit, të gjetur pa jetë dhe është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet. Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vrasjen.