Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër, anëtari i Këshillit Kombëtar dhe ekspert i PD-së, Roland Bejko i ftuar mbrëmjen e sotme në “Log.” për të diskutuar për reformën territoriale komentoi edhe situatën politike brenda PD-së, ndarjen e thellë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Përse Ilir Meta nuk po dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore? Ka një spekulim, që mund të jetë një rakordim me zotin Berisha?
Nuk e di. Mund të jetë një situatë konspirative.

Nuk i mëshoni kësaj idesë?
Jo. Fare.

PD nëse do të bëheshin zgjedhjet nesër me këtë situatë të brendshme si do të shkonte?
Nuk është e favorizuar, pavarësisht se Berisha thotë se ne nesër të futemi, po e mora unë PD-në, fitojmë.

PD i ka këto probleme, jemi në një real politikë ku mos themi që është e ndarë në dyshë, mund të jetë e ndarë edhe në tre pjesë, sepse është edhe një pjesë që nuk do as njërin dhe as tjetrin, por shikon një zgjidhje përtej tyre.