Debate të forta janë zhvillur në studion e opinion mes analistit Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD, Arben Ristani, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe akuzat pedrsonale.

Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit i cili e cilësoi si person të alkoolizuar.

Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Ristani: Mos fol budallallëqe.

Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.

Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.

Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa

Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.

Ristani: Ti e nise.

Zheji: Të fola për Fushën.

Ristani: Fushenë e hapa unë.

Zheji: Tërhiqe atë që the.