Tregu europian i makinave duket se po ndryshon çdo ditë. Së fundmi është vërejtur një rënie e shitjeve të makinave të reja, ndërsa ndryshime ka pasur edhe në listën e modeleve më të shitura.
Mbreti tradicional i Shitjeve, VW Golf në Kontinentin e Vjetër mungon plotësisht në Top 10 modelet më të shitura, për shkak të problemeve të prodhimit me të cilat përballet uzina e Wolfsburgut.
Konkretisht, vetëm 11,174 makina Golf u shitën tetorin e kaluar , një numër që tregon një rënie prej 59% krahasuar me muajin korrespondues të 2020-ës.

Në vendin e dytë në listë është Renault Clio me 14,639 shitje (-3,4%), në vendin e tretë Dacia Sandero me 14,034 shitje (-8,3%), në vendin e katërt Peugeot 208 me 13,978 shitje (-26%) dhe në vendin e pestë Ford Focus me 12,704 shitje (-15%).

Në të njëjtën kohë, siç tregon tabela, nga top 10 modelet më të shitura, vetëm një ka shënuar ndryshim në përqindje pozitive në shitje dhe ai është Fiat 500.

Top 10 makinat më të shitura deri në tetor 2021: 

1. Peugeot 2008 – 18.109 (-5.2%)
2. Renault Clio – 14.639 (-34%)
3. Dacia Sandero – 14.034 (-8.3%)
4. Peugeot 208 – 8-13
5. Ford Focus – 12,704 (-15%)
6. Fiat 500 – 12,555 ( + 12% )
7. Fiat Panda – 12,391 (-35%)
8. Opel Corsa – 12,355 (-41%)
9. VW T -Roc – 12,11, (-19%)
10. Renault Captur – 12,099 (-34%)

Për të zbutur efektet e krizës, kompanitë po propozojnë të ndërtojnë makina me marzhe më të larta fitimi dhe emetime gazi më të ulëta. Sa i përket 10-mujore janar-tetor 2021, Golf ishte i lartë në shitje në Evropë me 186,444 shitje, e ndjekur nga Toyota Yaris.