Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori” në katin e katërt të një pallati.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.