Del në breg fari që drejton anijet drejt kanalit për në Portin e Durrësit.

Një ditë më parë kapiteneria e portit njoftoi se, për shkak të motit të keq, janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit.

‘Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë’ udhëzoi kapiteneria.