Një aksident me 7 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën e Kombit”, në zonën e Rrëshenit.

Rreth orës 20:50 janë përplasur mjeti Audi, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasen D. M. e tre vajza të mitura, banues në Shëngjin të Lezhës, me mjetin BMW ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S., banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.