Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pyetur nëse ka komunikuar me Sali Berishën pas 9 shtatorit kur e përjashtoi nga Partia Demokratike.

Basha është shprehur se ka komunikuar me mesazhe kur e ka ngushëlluar, kujtojmë se kryedemokrati humbi të atin disa javë më parë.

A keni komunikuar më me Sali Berishën pas 9 shtatorit?

Basha: Çështje private familjare të fatkeqësive familjare, kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllimesh. Që nuk kanë të bëjnë me situatën në PD.

E përjashtoni mundësinë?

Basha: Unë komunikoj me këdo dhe çdo demokrat edhe me Sali Berishën nëse komunikimi ju vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që rikthen kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe për të tjerat kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD.