E moshuara korçare gjendet e vdekur në banesë, policia po heton rethanat dhe shkakun.

Një e moshuar nga qyteti i Korçë është gjetur e pajetë në banesën e saj, bëhet e ditur nga mediat që e raportojnë ngjarjen si të ndodhur këtë të enjte në orët e pasdites.

Gruaja e identifikuar pjesërisht me inicialet A.B dyshohet se mund të ketë ndëruar jetë nga shkaqe natyrale. Policia nga ana e saj nuk ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa ka të dhëna se po kryen hetimet.

Një rast i ngjashëm me një të moshuar u regjistrua pak ditë më parë në qytetin e Korçës. Përcaktimi i shkakut të vdekjes në rethana moshe ose natyrale përfshin edhe jetesën e vetmuar apo në kushte të vështira sociale, një plagë kjo që Korça e vuan me moshën e tretë si pasojë e emigracionit.