BBV duket se po përfshin edhe politikanët.

Marrëdhënia e aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj si dhe reagimet e Bora Zemanit jashtë shtëpisë së Big Brother VIP ka nisur të ‘trazojë’ edhe politikanët në Shqipëri.

Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-zëvendëskryeministri ka postuar në rrjetet sociale reagimin e parë të moderatores Zemani pas puthjeve të shkëmbyera mes Veshajt e Ramosajt brenda BBV.

“O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë,”- shkruan Braçe krah postimit.

 Postimi i Braçes Ç’ka ndodhur në Big Brother VIP?

Kur ishte puthur me Bora Zemanin dhe kur i kishte dërguar asaj një varëse si dhuratë për 3-vjetorin e lidhjes së tyre, Donald Veshaj u takua me konkurenten e re, këngëtaren Beatrix Ramosaj. Pas disa ditësh flirtime me shikime dhe prekje, ndodhi dhe puthja e parë mes çiftit duke sjellë dhe një ‘lumë’ kritikash e sulmesh ndaj tyre. Të dy treguan se ajo që nisi nuk e prisnin dhe nuk ishte e planifikuar, por personi i vetëm që mori mbështetjen e publikut ishte Bora Zemani. Kjo e fundit reagoi për herë të parë një natë më parë duke iu lutur ndjekësve që të mos e sulmonin Donald Veshajn.