Përfaqësuesi i lartë i SHBA-së, Gabriel Escobar pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 9 dhjetor për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Deri më tani është bërë publike për mediat se tema kryesore e takimeve do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të siguruar një stabilitet më të lartë në rajon.

Nga ana tjetër Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se Escobar vjen në vendin tonë vetëm pak ditë nga Kuvendi Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha me anëtarë dhe delegatë të Partisë Demokratike. Diplomati i lartë e gjen politikën e Tiranës të trazuar kur sëfundmi Berisha është shopallur non-grata nga SHBA dhe i ka hapur “luftë” kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha