Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, kujdes deri në detaj kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Këtë vit, ajo i është përkushtuar palestrës, duke krijuar një fizik perfektë.

Së fundmi, Xhensila ka publikuar një fotografi në Instagram, nëpërmjet të cilës tregon se është rikthyer sërish me ushtrime pas një pauze të shkurtër.

“Të bëhemi pak serioz me palestrën, se mungesa bëra boll. Me këmbë të mbarë pas dy muajsh”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Ndonëse është nënë e një vajze, Xhensila është në super formë, madje edhe ndjekësit e kanë komplimentuar përmes komenteve të shumta.