Për shkak të motit të keq janë krijuar vonesa në udhëtimet me traget nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Mësohet se nga Durrësi është nisur vetëm një traget por me disa orë vonesë. Ndërkohë që dy tragete në Bari janë nisur drejt Durrësit me 7 orë vonesë.

Nisja ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 por është bërë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare për shkak të defektit teknik.

Autoritetet kanë urdhëruar që të ndalohet dalja në det e të gjitha anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për shkak të motit të keq.