SHBA ka nisur Samitin për Demokracinë me pjesmarrjen virtuale të më shumë se 100 vendeve, një hap i parë i në luftën kundër autoritarizmit, korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Samiti i organizuar si nismë e Presidentit të SHBA Joe Biden përballet me të njëjtat rreziqe që rrënuan përpjekjet pro-demokratike të administratave të mëparshme amerikane. Asnjëra nuk ofroi një strategji koherente, praktike ose afatgjatë të rinovimit demokratik.

Për të luftuar me të vërtetë këtë epokë të “recesionit demokratik”, siç e ka quajtur Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, në hapjen e samitit, Uashingtoni ka nevojë për një qasje të re. Në zemër të kësaj strategjie duhet të jetë llogaridhënia: kontrollet dhe balancat e pushtetit që mbrojnë nga shprehja se pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.

Gjatë dekadës së fundit, numri i vendeve të renditura si demokraci të plota liberale ka rënë nga 41 në 32. Më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës jeton nën sundimin autokratik,një rritje prej 20 pikësh në një dekadë. 2021-shi përfaqëson vitin e 15-të radhazi të rënies së lirisë globale.

Sipas diskutantëve të ditës së parë të punimeve të këtij samiti një mësim i qartë nga 30 vitet e fundit, i parë kudo nga përpjekjet për të ndërtuar procese demokratike në Irak dhe Afganistan e deri te dobësimi i demokracive të pas Luftës së Ftohtë si Polonia dhe Hungaria, është se demokracitë nuk mund të qëndrojnë pa institucione, pa qeveritë e përgjegjshme, pa media të lirë, pa një gjyqësor të pavarur dhe zgjedhje të lira.

Janë këto shtylla të përgjegjësisë që po gërryejnë sipas diskutantëve aktet, sistemet dhe kulturën e mosndëshkimit. Në këtë samit është pjesmarrës pasditen e sotme krahas liderëve të tjerë të ftuar nga e gjithë bota nga Presidenti amerikan edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.