Kryeministri Edi Rama teksa gjendet në New York, ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”. Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri Rama u dha lajmin e mirë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.

“U garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”,- tha Rama.

Pas këtij lajmi të mirë që u dha Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje ku nuk kanë munguar as ngritjet e karrigeve në ajër në shenjë festimi.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.