Duke qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Filloreta Raçi, e realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në YouTube. Kjo këngë është bërë një hit i madh dhe numëron mbi gjashtë milionë dëgjime në këtë platformë.

Ndërkaq, ajo është shpërndarë edhe në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se fansat e kanë pëlqyer shumë. Gjatë të enjtes, Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit të grupuar interpretojnë hitin e saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.

Nder te tjera, kujtojme se Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime. Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.

Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegetaNë këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .”.

Pak ditë më parë, Fifi ka realizuar një video live në Instagram. Teksa ndodhet në Turqi, Fifi ka gjetur kohë për fansat e saj në Instagram. Ajo është futur live ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, që shkaktoi një debat shumë të madh dhe mori vëmendje të gjerë.