Deputeti i PD Edi Paloka është thirrur sot në SPAK.

Në dalje deputeti është pyetur nga gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj lidhur me arsyet se përse është thirrur nga SPAK, por është përgjigjur duke thënë se ishte një çështje pa rëndësi.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje që Prokuroria Tiranë ia kaluar si kompetencë SPAK. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur më kohë të protestave, kur PD nuk ishte parlament. Pretendohet për kundërshtim të punonjësve policisë dhe prandaj po pyeten si deklarues ata që kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

Më shumë detaje ndoshta do ta zbulojë vetë deputeti më vonë nëse do të ketë një reagim.