Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës nën akuzën e organizimit të lojërave të jashtëligjshme të fatit.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar Fati i lojërave”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve N.U 30 vjeç, M. R.,  27 vjeç,  F. G.,  18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç  të cilët akuzohen për organizim të lojërave të fatit të paligjshme.

Në kuadër të operacionit është sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit dhe një shumë parash.

Njoftimi i plotë;

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Arrestohen në flagrancë  8 shtetas.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm  të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojrave ”  u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • N. U., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”. Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte  shtetasi N. U,  në Pulaj ‘ Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash,  një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në  lokalin e tij. M.R., 27 vjeç, F. G.,  18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç  për  veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë  konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.