Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në Tiranë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të Open Balkan.

Gazetarja e ABC Esiona Konomi bën me dije se mbrëmjen e sotme në orën 19:00  ata do të priten në një darkë nga kryeministri Edi Rama në Elbasan.

Ndërkohë që axhenda zyrtare e samitit është parashikuar për nesër nga ora 9:00-16:00. Takimi zyrtar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërkohë që më pas tre liderët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Folës gjatë punimeve të samitit

  1. -Kryeministri Edi Rama
  2. -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
  3. -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
  4. -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
  5. -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
  6. -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
  7. -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
  8. -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
  9. -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
  10. -Ines Muçostepa, Antoni Peshev