Në fillim të shkurtit do të zhvillohet një tjetër takim në kuadër të nismës “Open Balkan”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama ka thumbuar BE, duke thënë se në Ballkan jeta është e bukur pasi mund të ndodhë gjithçka, ndryshe nga në BE që sipas tij dihet se çfarë do të ndodhë, e këtu e kishte fjalën për integrimin.

Në fund të shkurtit të nënshkruajmë një marrëveshje mes universiteteve për bashkëpunim me programe dhe aktivitete si dhe për të shtrirë dhe të komunikojmë edhe me rrjetin akademik  të BE.  Kemi mësuar duke punuar se ajo që mund të bësh nëse përqendrohesh për 2 ditë mund të mos e bësh për 2 vjet. Dua t’ia jap fjalën dikujt që dua ta përmbyllë këtë takim dhe do çelë takimin në Maqedoni, jeta është e bukur në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë, nuk është si në BE që ti e di çdo ndodhë. Pra është agjenti marko, për t’u siguruar që po bëjmë punën si duhet”, tha Rama.

Në këtë takim u frimosën disa marrëveshje, që lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre. Kryeministri Rama tha ndër të tjera se falë marrëveshjeve të nënshkruara mesazhi që përçohet është se viti 2022 do të jetë një epokë e re.