Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK pasi ndaj tij rëndojnë 3 akuza: shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Ditën e sotme janë publikuar edhe foto nga qelia e burgut 313 ku po qëndron në paraburgim. Në pamjet e siguruara, ish ministri shihet gjatë momentit që ka dalë në oborr për t’u ajrosur.

Prej shumë ditësh tashmë analistë dhe politikanë të shumtë e kanë konsideruar Lefter Kokën si një “kokë turku” të sakrifikuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se në krye të aferës korruptive për të cilën akuzohet Lefter Koka qëndronte vetë kryeministri Rama.

FOTO: LAPSI.AL