Një ministër i qeverisë në Madagaskar tha se ka notuar për 12 orë për të shpëtuar, pasi helikopteri i tij u rrëzua në det gjatë një misioni shpëtimi.

“Nuk ishte koha ime për të vdekur,” tha ministri i Policisë, Serge Gelle. Dy zyrtarë të tjerë të sigurisë që udhëtonin me të në helikopter gjithashtu i mbijetuan rrëzimit.

Rrëzohet helikopteri, ministri noton 12 orë për të

Ekipi ishte duke vëzhguar një zonë në pjesën verilindore të vendit, ku një varkë me pasagjerë u fundos. Të paktën 39 njerëz nga mbytja e varkës.

Është e paqartë pse ndodhi aksidenti i së hënës, por Gelle, 57 vjeç, tha pas përplasjes se ai notoi nga “7:30 e natës së kaluar, deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm”.

Shefi i policisë Zafisambatra Ravoavy i tha agjencisë së lajmeve AFP se Gelle kishte përdorur një nga ndenjëset e helikopterit si pajisje lundrimi. Gelle kishte shërbyer në polici për tre dekada përpara emërimit të tij në gusht si ministër.